Deklarata e Mbapesë zemëron Kinën, sulmuesi francez kërkon ndjesë publike

Një deklaratë e fundit e Mbapesë ka shkaktuar polemika të mëdha në Kinë. I pyetur në lidhje me memet që qarkullojnë në rrjetet sociale për të, sulmuesi është shprehur se ajo ku shfaqet si diktatori kinez Mao Zedong i pëlqen më së shumti. Por këto fjalë nuk janë pritur mirë. Në shtetin aziatik u morën masa, duke ndërprerë edhe transmetimin e La Ligës.

Nis nga kjo situatë e krijuar, Kilian Mbapeja ka reaguar publikisht. Ai i ka kërkuar falje publike komunitetit kinez, për të cilin është shprehur se gëzon respektin e tij.

“Gjatë një interviste të fundit, reago,va ndaj një fotografie në të cilën shfaqesha unë. Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe sot e kuptoj se ai ka lënduar shumë njerëz në Kinë, si dhe anëtarë të komunitetit kinez në mbarë botën. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të fyer nga fjalët e mia. Kjo nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij, dhe më vjen sinqerisht keq për këtë”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/