Deja Vu/ Inzagi vrapon sërish si i çmendur në fushë, Lacio surprizon Juventusin në sekondën e fundit

Deja Vu! Lacio është e minutave të fundit dhe ashtu siç ndodhi në përmbysjen ndaj Torinos, një tjetër pikë me vlerë është marrë kundër Juventusit. Në sekondën e fundit të takimit dhe atje ku bëhej fjalë për aksionin e fundit të kryeqytetasve.

Caicedo bën një veprim brilant në zonën kundërshtare për të dërguar topin në rrjetë. Menjëherë ka ardhur vrapimi edhe i trajnerit Inzagi, që në të njëjtën mënyrë si ndaj Torinos është futur në fushë për të festuar si të ishte një futbollist.

Një tjetër ndalesë kjo për Juventusin që në drejtimin e Andrea Pirlos nuk po bind aspak. Ndërkohë goli i parë dhe i vetëm i bardhezinjëve në këtë barazim 1-1 erdhi nga Kristiano Ronaldo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online