Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq u përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës pasi theu rregulloren e brendshme të skuadrës. Dy raportime ka pasur për rastin në fjalë teksa fillimisht është thënë për grindjen me Zhegrovën, ndërsa më pas do të jepej varianti i dehjes së Muriqit.
Ky lajm ka bërë jehonë edhe tek mediat angleze e ato hollandeze, pasi Muriç është në pronësi të Mançester Sitit, por i huazuar tek Ëilliem 2 në Hollandë. “Arijanet Muriqi ishte masivisht i dehur kur u rikthye në Kosovë. Ai ka shkatërruar stërvitjen, çka ka detyruar Federatën e Kosovës ta përjashtojë nga skuadra”-shkruahet në raportimet. /Sport Ekspres/