Degustim dhe hidhërim, çfarë mbrëmje për Kavanin!

Mund të mbyllte duke gëzuar, duke festuar dhe duke përshëndetur tifozerinë e tij, por e ka mbyllur në lot… E trishtë se si u mbyll mbrëmja e Edinson Kavanit, që ka shënuar dy gola fantastikë me Uruguajin, të vetmit gjatë aksionit të lojës dhe jo goditje standarde, ashtu si në grupe…

Ishte ai protagonisti që shkatërroi Portugalinë dhe dërgoi në shtëpinë Ronaldo & Co, duke i dhënë Uruguajit mundësinë për të rishkruar historinë edhe në një Kupë Bote pas shumë kohësh.

Por, një dëmtim rrezikon të bëhet makthi i tij në Rusi. Pikërisht atëherë kur “fituam” një futbollist që mbetet si ajo vera, e vjetër por për një degustim që të bën të mos pish asgjë tjetër më pas…

Dëmtimi i Kavanit dhe zëvendësimi ishte sinjali që nuk duhej. Ndaj Francës, tashmë, mjekët duhet të bëjnë një mrekulli, ashtu si edhe sulmuesi mund të shtrëngojë dhëmbët. Sepse, pa Kavanin në fushë, Uruguaji humbet “yllin” e saj, ai që mund të thotë fjalën deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *