Dedja e Lika pa ankesa: Barazim i drejtë

Sfidë ku barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe asnjëra palë nuk pati ndonjë ankesë, ajo e Lushnjës, mes Lushnjës e Luftëtarit, të paafta për të shënuar.

Dedja – “Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, skuadra meriton një notë të mirë, por na duhen fitore dhe nuk e kemi luksin të ndalemi vetëm te loja, ndryshe nga Luftëtari, që është më i qetë në renditje. I tentuam të gjitha, nuk ia dolëm, por do të luftojmë deri në fund, me ndihmën e tifozerisë sonë. Hodhëm në fushë shumë lojtarë ofensivë në fund, por nuk ishte e mundur të shënonim.

Lika – “Luajtëm një ndeshje të mirë, u sollëm mirë në aspektin mbrojtës dhe jam optimist se mund të vijojmë të ngjitemi më lart. Ndoshta në aspektin sulmues nuk ishim aty ku kemi qenë në ndeshjet e tjera, është e vërtetë, por mundësitë i patëm. Shkurtaj mund të kishte shënuar, kur ishte i vetëm me portierin, që pati meritë. E pranoj këtë pikë, ne jemi ende pranë zonës së ftohtë dhe duam sa më shpejt të ngjitemi në një pozicion të qetë, para se të mendojmë për ndonjë gjë më shumë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *