Dedikimi prekës dhe goli ndaj Skënderbeut, Zogaj: Për njeriun e ndjerë që besoi te mua!

Silvia Zogaj arriti që të shënonte në takimin e djeshëm, atje ku Vllaznia fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Skënderbeut. Pikërisht në takimin ku shkodranëve iu kthyen edhe tifozët, për t’i dhënë një dorë skuadrës që ta kishte më të lehtë në shënimin e golave.

Jo pak, por 4 të tillë do të vinin. Mes tyre spikat padyshim edhe Silvio Zogaj. Futbollisti i ri bëri një veprim shumë të bukur në golin e 3 për Vllazninë ndaj Skënderbeut, duke e shmangur bukur kundërshtarin dhe duke e dërguar topin fuqishëm në rrjetë.

Në prononcimin pas ndeshjes, siç raporton “Shkodrasport”, Zogaj ia dedikon golin njeriut që tashmë ka ndërruar jetë, gjyshit të tij.

“Ishte një veprim që unë e kisha bërë disa herë në stërvitje, por fatmirësisht e bëra edhe në ndeshje zyrtare. Një gol i shënuar të shton edhe më tepër besimin. Golin tim të parë si profesionist kam menduar gjithmonë t’ia dedikoj një personi që ka besuar te mua se do bëhesha një futbollist profesionist. Ky njëri ishte gjyshi im, tashmë i ndjerë. Nëse do të ishte gjallë, do të krenohej me mua”, ka thënë Zogaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online