Dedikimi i vitit/ Kundër ekipit të Gentian Mezanit, ironia me shumë kreativitet vjen në Kosovë

Në Kosovë ka një derbi dhe situatë të ndezur mes Dritës dhe Gjilanit. Dedikimi i bërë nga ana e tifozëve të Dritës, Intelektualve, sa i përket fundit të vitit, padyshim që meriton vëmendje të madhe.

Kreativiteti shkon deri në maksimum, madje duke e kaluar pritshmërinë. Në vendin e numrit dy është vendosur trofeu i 2 viteve të fituara nga Drita deri tani, 2002 dhe 2018. Ndërkohë në vendin e numrit 0, vendoset Gjilani që aktualisht drejtohet nga Mezani dhe nuk e ka shijuar më parë titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *