Dediç e mbyll zyrtarisht me Teutën

Anel Dediç arriti që të realizonte 7 gola këtë edicion me skuadrën e Teutës. Gjithsesi mesfushori boshnjak nuk do të jetë më pjesë e “djemve të detit”. 27-vjeçari e ka mbyllur aventurën e tij me durrsakët dhe e ka ndërprerë bashkëpunimin me konsensus, diçka që tashmë është bërë me dije dhe nga faqja e Teutës në “Facebook” .

Me Teutën Dediç zhvilloi plot 29 ndeshje, 23 prej të cilave i nisi që nga minuta e parë. Boshnjaku tani kërkon një aventurë të re dhe nuk përjashtohet mundësia që ta shohim sërish në Superiore, por me një tjetër skuadër këtë radhë.

https://www.facebook.com/OfficialTeutaKF/posts/10156347636769462

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *