Debutuesit Lika e Prenga: Me bindje te Shqipëria, ftesa është motiv krenarie

Bujar Lika dhe Herdi Prenga janë dy nga risitë e Panuçit në kombëtare. I pari mesfushor krahu, 25 vjeç, në vitin 2018 ka prekur Superligën zvicerane me Grasshopers dhe tashmë bashkohet me Shqipërinë, edhe pse mund të shkonte edhe të Kosova.

“Kam patur shumë dëmtime, por vitin e fundit kam mundur ta tregoj veten, pastaj erdhi kontakti me Panuçin. Kam zgjedhur Shqipërinë, nuk kam pasur kontakt nga Kosova. Nuk u mendova dy herë për të vendosur. Gjithnjë e kam patur ëndërr për të luajtur me ngjyrat kuqezi, kaq. Pres të aktivizohem në miqësore. Është kënaqësi edhe për familjen time.

“Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, sidomos ata të të Zvicrës. Atmosfera është shumë e mirë. Kjo është një mundësi e madhe për mua të tregoj veten. Asgjë s’më ka premtuar Panucci, jam këtu për të treguar veten. Konkurrenca është e madhe, duhet të tregoj veten.

“Shqipëria ka marrë tjetër vlerë pas pjesëmarrjen në Europian. Shokët e mi të skuadrës u gëzuan shumë kur më erdhi ftesa me e Shqipërisë”, u shpreh Lika në konferencën e tij të parë për shtyp si kuqezi.

Ndërkaq, Prenga që luan në kampionatin kroat me Inter Zapreziç, bashkohet me ekipin A, pas disa ndeshjesh me Shpresat.

Ai theksoi: “Emocionet shumë të mëdha për një ftesë të tillë në skuadrën përfaqësuese A. Kam punuar shumë për të arritur një moment të tillë. Tashmë me punë dua të paraqis veten sa më mirë. Nuk është gjë e vogël të luash me kombëtaren e Shqipërisë. Një skuadër që ka konkurencë shumë të madhe, por edhe cilësi mjaft të larta që e bëjnë një skuadër me mundësitë shumë të mëdha duke punuar fort për një kualifikim sërish në Europian. Por, duke punuar shumë.

“Në lidhje me ardhjen këtu, unë kam vendosur vetë se me kë skuadër dua të luaj dhe zgjodha me bindje e vullnetin tim Shqipërinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online