Një debutim ëndrrash ka qenë ai i djeshmi për talentin shqiptar, Astrit Selmani. Ky i fundit ka shënuar dy herë dhe dhuroi një asist në ndeshjen e tij të parë në elitën e Suedisë kundër Helsingborg, të cilën ekipi i tij Varbergs fitoi me shifrat 0-3. Të tre golat patën si protagonist Selmanin, i cili edhe pse vetëm 23 vjeç mban shiritin e kapitenit për skuadrën e sapo ngjitur në “Allsvenskan”.
Nisur nga paraqitja e lojtarit shqiptar ditën e djeshme si dhe 15 golat e shënuar sezonin e shkuar, trajneri i Varbergs ka mbetur i mahnitur nga Selmani. Sipas tij sulmuesi 23-vjeçar është një futbollist i mprehtë dhe i aftë të shënojë me gjithçka.
“Është një lokomotivë me avull. Kjo është arsyeja pse i kemi dhënë shiritin e kapitenit, ai tregon rrugën me punën e tij të palodhur, ashtu si bëri vitin e kaluar. Selmani është i mprehtë. Ai shënon në çdo mënyrë, me by*** e tij, me gjunjët, me ije, me të majtën, me të djathtën dhe me parabël. Kemi shpresa të mëdha se ai do të shënojë edhe disa gola”, ka deklaruar trajneri Joakim Persson për “Dplay”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Astrit Seljmani! Första målet i allsvenskan för anfallaren och @VarbergsBoisFC:s första mål någonsin i serien pic.twitter.com/SifLhgznwj
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) June 15, 2020