Debutimi tërhoqi vëmendje, Adani: Interi nuk e di ende sa i fortë është Kristjan Asllani

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristjan Asllani ka tërhequr shumë vëmendje me fare pak minuta debutimi në Seria A te Interi. Mesfushori shqiptar i fitoi të gjitha duelet në fushë, 4 të tilla, shërbeu shokët e ekipit dhe bëri një lëvizje Alla Ronaldinho.

Daniele Adani, menjëherë pas ndeshjes komplimentoi sërish lojtarin e Kombëtares. “Interit do t’i vijë në ndihmë së shpejti edhe Asllani. Te Interi nuk e dinë ende sesa i fortë është ky lojtar. Sheh korridore që pak njerëz munden”, tha Adani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *