Angel Di Maria ishte i pafat mbrëmjen e djeshme. Anësori argjentinas shkëlqeu me gol dhe asist që në debutim, por mbrëmja e tij u prish nga një dëmtim i pësuar gjatë lojës. Di Maria u detyrua të linte fushën përpara kohe, ndërsa sot i është nënshtruar testeve mjekësore. Juventusi njofton përmes faqes zyrtare se futbollisti i tyre ka pësuar një lezion në muskul dhe do të qendrojë jashtë fushave për të paktën 1 muaj, duke humbur kështu 5 ndeshje në Serie A dhe 2 në Champions League.
“Angel Di Maria iu nënshtrua mëngjesin e sotëm një ekzaminimi radiologjik në J/Medical ku u zbulua një lezion i shkallës së ulët të muskulit ngjitës të gjatë të kofshës së majtë. Për 10 ditë ai do të rivlerësohet”, njofton klubi i Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/