“Debutimi me Shqipërinë më emocionoi”, Geraldo Bajrami: Nuk ndodh çdo ditë të luash ndaj ekipit të Premier League, le të trondisim Anglinë

Geraldo Bajrami do të përjetojë ëndrrën e madhe në ditën e nesërme. Mbrojtsi i Shqipërisë që luan me Kiddermanster, në kategorinë e 6 të futbollit në Angli, luajti për 90 minuta në mrekullinë ndaj Reading të Championship. Skuadra e nivelit të ulët në Angli arriti që të eliminonte Reading nga Fa Cup. Në ditën e nesërme udhëtimi vazhdon kundër West Ham, këtë herë me një shkallë vështirësie më të madhe pasi kundërshtari është pjesë e Premier League. Në një intervistë për “Sky Sport”, Bajrami është shprehur:

“Isha shumë i emocionuar në debutimin tim ndërkombëtar për Shqipërinë, sepse ishte një gjë e madhe në shtëpi, përpara një turme të madhe të tifozëve dhe të gjithë familjes sime. Por tani më duhet vetëm të shijoj momentin. Nuk është çdo ditë që një skuadër e nivelit të ulët shkon në raundin e katërt duke luajtur kundër kundërshtarëve të Premier League dhe ndoshta shkakton, do të thoja, një nga tronditjet më të mëdha në historinë e FA Cup”, u shpreh Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online