Debutim perfekt për Pakult, Kukësi mund Kaiserisporin!

Kukësi tregon se në arenën ndërkombëtare di të sillet mjaft mirë dhe sot është skuadra e vetme shqiptare që ka fituar, në miqësoret e luajtura në Turqi.

Kukësi, me trajnerin e ri Peter Pakult në stol, ka regjistruar fitore 2-1 kundër Kajserisporit, një rival i nivelit të lartë, sepse është në vendin e pestë në kampionatin turk.

Peposhi e Shameti shënuan në harkun e një minute në mesin e pjesës së parë, ndërsa Atila Turan shkurtoi për vendasit në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë shumë sulmue nga Kakserispori, por asnjë gol. Fitoree e bukur e Kukëit, që i dhuron suksesin e parë trajnerit të vet, edhe pse në miqësore rezultati është dytësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *