Debutim në ndeshjen e çmendur/ Nga 0-2 në 5-3, Endri Çekiçi e nis në përballjen spektakolare

Një ndeshje spektakolare ka rezultuar ajo në elitën e Turqisë me Rizespor dhe Ankaragucu. Te këta të fundit ka debutuar edhe Endri Çekiçi në pjesën e dytë, duke luajtur rreth 20 minuta.

Ankaragucu ka kaluar në avantazh me dopietën e Paintsil duke dërguar shifrat në 0-2. Fernando ngushtoi diferencën në minutën e 19 dhe golat e Borven e Boldrin e mbyllën pjesën e parë në shifrat 2-3. Por këtu duhet veçuar fakti se Ankaragucu ka mbetur me 10 lojtarë pasi Potuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi i njohur për futbollin europian, Loic Remy do të vendoste fatin e takimit pasi shënoi tripletë. Në minutën e 77 kur shifrat ishin ende 4-3, Ankaragucu fitoi një goditje dënimi për të rrezikuar portën kundërshtare dhe për t’iu afruar barazimit. Endri Çekiçi i kthen shpeshherë në penallti, por trajneri e harroi pikën më të fortë të lojtarit shqiptar dhe ia besoi Emre Gural. Ekzekutimi i këtij të fundit ishte për t’u harruar dhe në kundërsulm do të mbyllej edhe fati i kësaj ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *