Debati/ Pse iku pa u paguar Ahmataj? Dade e thotë troç: Po merrni çuna të rinjë me pak lekë

Julian Ahmataj do të largohej nga Luftëtari edhe mes një “terri” që la shumë të pazbuluara. Pak është komentuar për këtë largim të trajnerit, ndërsa në emisionin e “RTV Ora”, u fol edhe për këtë pjesë.

I ftuar në studio ishte zëvendës-presidenti i klubit të Luftëtarit, Artur Dade. I vendosur në presionin e pyetjeve të gazetarit sportiv, Altin Sulçe mbi largimin e Ahmatajt dhe pa u paguar, përgjigja që do të vinte nuk lë shumë nënkuptime. Kështu, Dade shprehet se duhet të merren lojtarë të rinjë dhe që duan pak lekë për të luajtur, jo futbollist që kërkojnë tepër dhe ofrojnë pak në fushë. /Sport Ekspres/

Debati i plotë marrë nga “Ora News”

Sulçe: “Ahmataj mori një ekip të pashpresë, e shpëtoi dhe nuk u pagua. Nuk është paguar”.

Dade: “Ku e di se nuk është paguar”.

Sulçe: “Unë e di se jam gazetar. Jo vetëm ai, por shumë trajner. Kur shkon në punë, trajneri duhet të paguhet, si në çdo punë”.

Dade: “Për këtë temë bën një emision tjetër. Ky është problemi në futbollin shqiptar, pasi e fryjmë shumë. Duan të blejnë lojtarë jo me aftësi të mira dhe ky është problemi. Ndaj do i bëj një thirrje: Merrni çuna të rinj që me pak lek lozin dhe të afirmohen për të ecur para. Se po more një lojtar me 10 mijë euro, duhet ta paguash ose do të përballesh me probleme të tilla”.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online