Debati me Ramën i kushton rinovimin! Hoxha drejt lamtumirës, pas derës gjendet edhe Tirana

Si të mos mjaftonte kriza e thellë në të cilën është zhytur, Partizani tashmë mund të humbasë edhe kapitenin e skuadrës. Sipas “Procesi Sportiv“ portieri Alban Hoxha mund të largohet nga të kuqtë, kontrata me të cilët ka përfunduar. Gardiani shqiptar nuk ishte në fushën e lojës ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, ndërsa bëhet me dije se edhe prej disa ditësh nuk ka qenë prezent në stërvitje me skuadrën.

“Procesi Sportiv“ njofton se Olsi Rama ka hezituar të ofrojë një marrëveshje të re për Hoxhën pas një debati që të dy kanë pasur pas ndeshjes me Skëndërbeun. Megjithatë një portier i nivelit të kapitenit të Partizanit nuk do e ketë të vështirë të gjejë një tjetër ekip. Madje situata po ndiqet me vëmendje nga kundërshtarët dhe momentalisht janë 3 klube të interesuara pë shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Kukësin, Prishtinën dhe Tiranën. Një kalim te rivalët e përjetshëm të “demave të kuq“ nuk mund të përjashtohet, teksa në një intervistë të mëparshme Hoxha do të shprehej se i respektonte bardheblutë dhe se të ardhmes në futboll kurrë nuk i dihet, duke mos i mbyllur derën një kalimi në kampin e Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Postimi i “Procesi Sportiv”:

EKSKLUZIVE/ Partizani largon Alban Hoxhen???
Prej disa ditesh kapiteni nuk stervitet me skuadren. Te dielen trajneri e hoqi nga formacioni por ai nuk pranoi dhe qendrimin ne stol. Kontrata e Alban Hoxhes ka perfunduar me klubin e kuq, debati me drejtorin Olsi Rama pas ndeshjes me Skenderbeun ka sjelle dhe nje hezitim te tij per ti ofruar nje kontrate te re duke e lene ne pritje kapitenin e Partizanit. Kjo gje ka sjelle ofertat e shumta per te duke qene se Alban Hoxha eshte nje lojtar i lire nga mardheniet kontraktuale me klubin kryeqytetas.
Tirana, Kukesi dhe Prishtina jane interesuar per te.
Priten zhvillime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *