De Laurentis e ka bërë zgjedhjen, kërkon lojtarin shqiptar si pasardhës të Insinjes te Napoli

Lorenco Insinje do të lërë Napolin në fund të këtij sezoni për t’ju bashkuar Torontës në MLS. Anësori italian ishte një lojtar me peshë të madhe për të kaltrit dhe largimi i tij pritet të krijojë një boshllëk të madh për këtë klub. Për këtë arsye Napoli ka nisur nga puna për të gjetur sa më shpejt pasardhësin e denjë të Insinjes.

Por me sa duket Aurelio De Laurentisi e ka bërë zgjedhjen e tij. Sipas “AS“-it, presidenti i klubit italian kërkon të sigurojë firmën e Adnan Januzajt. Futbollisti shqiptar po kalon një periudhë mjaft të mirë me Real Sociedadin, me të cilët përfundon kontratën këtë verë. Rinovimi mes palëve nuk ëshë arritur ende, ndërsa tashmë në tryezën e Januzajt qendron edhe oferta e Napolit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *