Spanja po vazhdon të shfaqë një formë të jashtëzakonshme edhe pas përfundimit të Kupës së Botës. Mbrëmjen e djeshme, kampionët në fuqi të Botës kanë mposhtur me shifrat e thella 4-1 Kroacinë. Pas përfundimit të lojës, De La Fuente u paraqit në konferencë për shtyp, ku i pranishëm ishte edhe një gazetar i “BILD” -it.
Gazetari gjerman e ka pyetur trajnerin e Spanjës se cilin nga lojtarët e “pancerave” do të donte të kishte në skuadër. De La Fuente e kishte të qartë përgjigjen: Florian Virtci.
“Florian Virtc! Lojtar i jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht, ai nuk ka pasaportë spanjolle. Më pëlqen shumë mënyra se si luan”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/