Deklarata e fundit e Kevin De Brujnit ka shkaktuar jo pak debat në Itali. Mesfushori belg tha hapur mediatikisht se Konte duhet të largohej nga Napoli, pasi vizionet e tyre për futbollin ishin tërësisht të ndryshme. Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga ndihmësi i trajnerit italian. Kristian Stelini i është kundërpërgjigjur De Brujnit përmes një deklarate për mediat. Ai e ka cilësuar mesfushorin si një 33-vjeçar që tashmë i kushton më shumë rëndësi pamjes së jashtme se sa rezultatit të sezonit.
“Ndoshta ka pak kuptim për Napolin që të sjellë lojtarë që janë 33-vjeçarë me një të kaluar të rëndësishme dhe të cilët mendojnë më shumë për pamjen e jashtme se sa për rezultatin e sezonit. Nëse do të vijnë lojtarë të tillë, ata të paktën duhet të shërbejnë si një shembull për të rinjtë në aspektin e entuziasmit dhe të gëzimit për të qenë pjesë e një klubi si Napoli. Ai nuk përcolli as gëzim dhe as entuziasëm tek unë. Uroj që në të ardhmen të jetojë përvoja në një njëjtën linjë me dëshirat e tij, ndoshta që tani me ekipin kombëtar nën drejtimin e Garsias”, ka deklaruar Kristian Stelini./Sport Ekspres/