Xhani de Biazi ishte një ndër kandidatët potencial për të marrë Poloninë pas Kupës së Botës. Tekniku italian e ka pranuar vetë në deklaratat e tij mediatike se do të marrë një Kombëtare që ishte pjesë e Rusisë. Kjo ka nxitur mediet për të bërë aludime. Së fundmi, në skenë për Poloninë nuk është vetëm ish-trajneri i Shqipërisë.
Një tjetër emër i madh është afër këtij ekipi. Fjala është për italianin Çezare Prandeli. Tekniku italian është i lirë në treg pas eksperiencave jo të mira në Azi. Ai mund të marrë drejtimin e Polonisë dhe duhet të mposhtë konkurrencën e De Biazit.
Polonia u eliminua nga Kupa e Botës pas fitores me Japoninë me rezultatin 1-0. Ekipi polak zhgënjeu, pasi pritej të ishte më konkurrues, por e mbylli në vendin e fundit. Trajneri aktual nuk e ka të sigurt qëndrimin, pasi tekniku Adam Naua?ka me shumë mundësi do të largohet. Megjithatë, së fundmi ka dalë opsioni që tekniku të ketë një mundësi të dytë. Gjithçka mbetet në ajër për momentin.