De Biasi rikujton suksesin me Shqipërinë: Hysaj? Jo mbi të tjerët, atje nuk kishte rëndësi kush luante

De Biasi ka kthyer edhe një herë në vëmendje arritjen e jashtëzakonshme në stolin e Shqipërisë, me të cilën ia doli që për herë të parë në historinë e kuqezinjve të siguronte një biletë për në Euro 2016. Kjo ka ardhur pas pyetjes mbi Elseid Hysajn, që prej disa sezonesh luan me Napolin.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer se mbrojtësi shkodran është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por pa dashur t’i vendosë në renditje lojtarët. Sipas tij, çelësi i suksesit ishte fakti se ekipi ndihmonte njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe nuk kishte hatërmbetje se kush do ta niste titullar ndeshjen.

“Elseidi ishte një nga më të rëndësishmit të ekipit, por nuk do të thoja se është më i rëndësishmi. Kjo pasi nuk më pëlqen të rendis lojtarët. Skuadra ndihmonte njëri-tjetrin si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj. Nuk kishte rëndësi për lojtarët se cili do të luante dhe cili jo. Unë gjithnjë zgjidhja ata që kishin kushtet më të mira në atë kohë. Bëmë diçka të rëndësishme dhe unike duke u kualifikuar në një grup të vështirë”, ka thënë Giani De Biasi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online