David Silva spektakolar, Siti me titullin në dorë

Stouk Siti në tapet pa bërë rezistencë, mesfushori spanjoll mahnit. Tashmë kampionati anglez ka marrë fund, por tifozët e Sitit duan ta festojnë matematikisht titullin në derbi!

David Silva shënoi dy gola, ndërsa Mançester Siti kaloi lehtësisht pengesën Stouk Siti, duke fituar 2-0 pa u lodhur shumë bet365 Stadium, edhe pse luante pa të dëmtuarin Sergio Aguero. Argjentinasi mungoi për një dëmtim në gju, por mungesa e tij nuk u vu re shumë, sepse Siti fitoi bindshëm dhe hodhi një hap tjetër drejt titullit, falë paraqitjes madhështore të David Silvës. Stouk është në fundin e tabelës dhe po vuan shumë, ndaj kërkonte pikë me çdo kusht, por që në minutën e dhjetë iu goditën shpresat, kur Silva shënoi një gol të bukur pas kombinimit me Rahim Stërling, i kthyer në fushë pas mungesës prej 5 ndeshjesh për dëmtim.

Kryesuesit e Premier Ligës dyfishuan në fillim të pjesës së dytë, sërish me Silvën, pas një aksioni të bukur që përfshiu edhe Gabriel Zhezusin, i cili u kthye në fushë dhe luajti ndeshjen e parë nga minuta e parë këtë vit në Premier Ligë. Stouk iu afrua golit pas një ore lojë, por Bruno Martins Indi goditi mbi traversë nga një distancë e afërt, me vendasit që po dorëzoheshin. Pavarësisht nga dominimi, Siti nuk shënoi gola të tjerë, por nuk pati ndonjë rëndësi, sepse distanca me vendin e dytë tashmë shkon në 16 pikë, ndërsa për herë të parë prej sezonit 1998-99 e mund dy herë në një sezon Stouk Sitit. Në atë kohë të dyja këto ekipe luanin në divizionin e tretë anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *