David Silva kthehet në Angli, zbulohet arsyeja e mungesës

Gjatë dhjetorit ra në sy mungesa e fantazistit spanjoll David Silva te Mançester Siti, duke ngjallur shumë dyshime e duke u lënë hapësirë spekulimeve, sepse realisht askush nuk dinte gjë.

Spanjolli iku në Spanjë në fillim të dhjetorit, u kthye për një ndeshje dhe iku serish, ndërkohë që Siti nuk lëshoi asnjë deklaratë zyrtare mbi arsyen e mungesës dhe askush nuk dha ndonjë sqarim.

Trajneri Guardiola u kufizua me probleme familjare, pa shtuar asnjë detaj, ndërsa lojtaret e Sitit e përshëndetën Silvën pas një fitoreje, duke ia kushtuar atij fitoren. Kjo bëri që në mediat angleze të shkruhej edhe për ndonjë sëmundje të rëndë te futbollistit, i cili vetë nuk foli asnjëherë.

Tani Silva është kthyer në Angli dhe nga Spanja zbulohet se kthimi i tij në Spanjë ka qenë për shkak se ka pasur bashkëshortja e tij probleme, jo vetë ai. Silva ka kërkuar privatësi për këtë çështje dhe të Siti e kane respektuar kërkesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *