Mançester Siti po mrekullon Premier Ligën, duke vendosur rekord pas rekordi, ndërsa dje shpartalloi edhe Totrnhemin dhe titulli kampion duket gjithnjë e më pranë.
Ajo që ra në sy dje ishte mungesa e fantazistit spanjoll David Silva. Ky i fundit është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Guardiolës dhe mungesa e tij ishte pa paralajmërim. Klubi nxorri një komunikatë për shtyp ku informonte se spanjolli mungonte për arsye personale.
Deri tani mediat dhe tifozët janë ende në errësirë, por po përhapet gjithnjë e më shumë thashethemi se është zbuluar se Silva ka kancer në prostatës dhe duhet të qëndrojë gjatë në spital për kura.
Pas ndeshjes së djeshme lojtarët e Sitit ia kushtuan fitoren spanjollit, duke dalë në foto me fanellën e tij dhe duke shkruar të gjithë në Twitter mesazhe mbështetjeje.