Legjenda e boksit Mike Tyson u rikthye në ring ndaj një tjetër ish-kampioni, Roy Jones dhe për ironi të fatit kjo sfidë përfundoi në barazim. Edhe pse në moshën 54 vjeçare Tyson ishte po i njëjti “bishë”, teksa grushtat e tij oshëtinin në të gjithë arenën. Nga ana tjetër Roy Jones u tregua mjaft teknik, duke u munduar të mbrohej mirë dhe të sulmonte kur shikonte hapësira.
Pas përfundimit të kësaj përballje, e cila mori një vëmendje të madhe mediatike, Mike Tyson u shpreh se për të nuk mbaron me kaq dhe shumë shpejt do ta shohim përsëri në ring.
“ Jam I kënaqur me barazimin edhe pse mendoj se në fund duhet të isha unë fituesi. Por jam i lumtur që fansat u argëtuan me këtë shfaqje që treguam në ring. Jam mësuar me raunde 3 minutësh dhe shndërrimi i tyre në 2 nuk më favorizonte shumë. Sigurisht që do të ndeshëm sërish. Shumë shpejt do të dëgjoni lajme të reja nga unë”- tha ndër të tjera Mike Tyson. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/