Dashakeqësi? Ish-presidenti i Juventusit sulmon rëndë: Ronaldo sikur iku për mamanë, hedh foto nga pishina

Juventusi kthehet edhe njëherë në qendër të polemikave në Itali. Të shumta janë figurat e njohura në Itali që pretendojnë se bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga situata e pandemisë dhe të marrin titullin para kohe duke ditur që kryesojnë aktualisht. Por për herë të parë, kjo tezë hidhet e nënkuptuar nga vetë ish-presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli.

Thuajse me të njëjtat fjalë të thëna nga zyrtari i Lacios, Juventusi po e bën edhe më të pamundur rifillimin e garës për Serinë A. Kur të gjithë lojtarët qendrojnë në karantinë në Itali, shumë prej bardhezinjve janë larguar nga Italia.

Ende nuk janë thirrur për t’u rikthyer, e kur kjo të bëhet, do të duan 14 ditë karantine të detyruar nga shteti. Ndërkohë në rastin më të mirë do të duan edhe 15 ditë stërvitje, për të shkuar kështu në 1 muaj.

Gigli sulmon rëndë edhe Kristiano Ronaldon, që iku në Portugali për të parë mamanë e sëmurë: “Tani e di që është lehtë të kritikosh, por unë nuk e kuptoj pse këta lojtarë ikën nga Italia. Pas kthimit të tyre, shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur, do të jetë e vështirë të rifilloni, se 14 ditë i do vetëm karantina.

Situata u ndërlikua edhe me Ronaldon, i pari që u largua. Ai tha do iki për mamën, por pastaj hedh foto duke marrë rreze dielli në një pishinë të madhe. Ata duhej të mbesnin në karantinën dhe hotelin e Juventusit, ashtu si bëri edhe Interi”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online