Danilo Alvesh shijon momentin: Llogaritë i bëjmë në fund

Braziliani ka shënuar 3 gola me shumë peshë në vitin 2018 dhe po i shërben më shumë skuadrës: Golat më motivojnë më shumë, por rëndësi kanë rezultatet

Elton Nika

Fitorja ndaj Lushnjës ka konsoliduar pozitat e Flamurtarit, që tani duhet ta ruajë vendin e dytë. Ndeshja e fundit u zgjidh me vështirësi, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Bicaj dhe Alvesh. Ishte pikërisht braziliani Danilo Alvesh ai që vulosi rezultatin në 2-0 në minutat e fundit. Ai po kthehet në një pikë shumë të rëndësishme për Flamurtarin, pasi në vitin 2018 ka shënuar tre gola me peshë, ndryshe nga pjesa e parë e sezonit. Në fitoren e Kupës së Shqipërisë me Partizanin, në barazimin në Kukës dhe fitoren e fundit ndaj Lushnjës, Alvesh kë lënë shenjën e tij të rëndësishme.

FITORJA – Më parë sulmuesi kishte shënuar vetëm një herë, edhe pse duhet pranuar se është një pikë referimi në sulmin vlonjat. Ai u fut në fushë në pjesën e dytë të takimit me Lushnjën dhe është shumë i lumtur për fitoren. Tani shpreson që skuadra të vijojë me këtë ritëm dhe të mbajë fort vendin aktual në renditje: “Kemi marrë tri pikë në një ndeshje, që do ta cilësoja shumë të vështirë. Kundërshtari, pavarësisht se është në vend të fundit, ka bërë një paraqitje të mirë. Në kampionatin shqiptar nuk ka ndeshje të lehta. Ndoshta dikush para ndeshjes ka menduar se Flamurtari do ta kishte të lehtë, por fushë tregoi se ishte ndryshe. Dua ta përgëzoj kundërshtarin për lojën e zhvilluar. Kishim si synim vetëm tre pikët dhe për fat të mirë ia arritëm qëllimit, jo vetëm unë që shënova, por të gjithë. Flamurtari provoi gjithçka për fitoren.

“Ishim edhe pak pa fat, sepse kur kemi goditur dy herë shtyllën, në fillim të ndeshjes dhe në pjesën e dytë. Nëse shtylla e pjesës së parë do të ishte gol, loja do të merrte tjetër rrjedhë dhe do të luanim më qetë. Me kalimin e minutave, nëse nuk realizon, gjërat vështirësohen. Ndoshta na mungon një  penallti, por këto janë të tjera gjëra dhe nuk dua shumë të flas për këtë fakt. Jam vërtet shumë i kënaqur për fitoren dhe vendin e dytë në kampionat. Duhet të vazhdojmë kështu, edhe pse asgjë nuk është e lehtë. Vazhdojmë të punojmë çdo ditë vetëm për ndeshjen e radhës, llogaritë bëhen në fund. Shohim tani ndeshjen me Teutën në transfertë, ku shkojmë me të njëjtin përqendrim”, – ka theksuar sulmuesi brazilian.

GOLAT – “Më vjen mirë që golat e mi i ka dhënë pikë të rëndësishme skuadrës, por me shumë se golat rëndësi kanë rezultate. Gjithsesi, nuk e mohoj se golat e shënuar janë një motivim më shumë për mua dhe shpresoj të vijoj të shënoj. Uroj të shënojë edhe Bushiç dhe lojtarët e tjerë të skuadrës. Këtu jemi për të njëjtin qëllim dhe mendoj se ky është një sezon, ku mund të arrijmë gjëra mjaft të mira në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë”, – ka përfunduar braziliani Danilo Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online