Dani Alvesh “qan” rekordin që i theu Suarez

Dani Alvesh la Barcelonën pas 8 sezonesh, pasi preferoi që të niste një aventurë të re në Paris. Normalisht që mbrojtësi ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në repartin e tërhequr, por dhe në sulmin e Barcelonës, teksa ka qenë protagonist me shumë asiste.

Deri në fundjavën që lamë pas Alvesh mbante një rekord mjaft të veçantë, pasi ishte lojtari i cili i kishte shërbyer më shumë pasime për gol Leo Mesit, me plot 25 asiste për “pleshtin”. Në ndeshjen e  fundit që Barça luajti me Valencian, Mesi ktheu në gol një pasim të Suarez. Uruguaiani shërbeu për të 26-ën herë Mesin duke i thyer kështu rekordin lojtarit të PSG-së.

Siç njihet tashmë Dani Alvesh nuk i kursen shakatë dhe ka zgjedhur “twitterin” për të reaguar për këtë rekord që i theu Suarez. “Noooo” shkuan mbrojtësi mbi statusin ku thuhet se tashmë nuk është ai lojtari që ka shërbyer më shumë për Mesin.

https://twitter.com/DaniAlvesD2/status/1049577067317202944

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *