Pa Berishën dhe Gjimshitin, të dy në stol, Atalanta ka barazuar sonte 0-0 në “Mapei Stadium”, jo fort fatsjellës për djemtë e Gasperinit, që në tre ndeshjet e fundit nuk kanë mundur të fitojnë…
Kopenhageni, megjithatë, të kujton Suedinë në sfidën ndaj Italisë në Milano, ku bëri vetëm barrikadë dhe nuk kaloi mesin e fushës. Sakaq, ndoshta zgjedhja e Barrout ka penalizuar jo pak sulmin bluzi, pasi talenti i bergamaskëve ka qenë i paskatë në pasime dhe rendimenti i tij ka zhgënjyer.
Në pjesën e dytë, me aktivizimin e Zapatës, Atalanta është bërë më e rrezikshme, por shumë raste të shpërdoruara me Gomezin, Gosens apo vetë Zapatën dhe Hateboer. Portieri danez, sakaq ka bërë një mrekulli ndaj Paput.
Pas shtatë ditësh, në Kopenhagen, do të duhet të paktën një gol jashtë fushe dhe barazimi do të mjaftonte.