“Dallohet dora e trajnerit, është Kukës më i ëmbël”, Sinemati vlerëson ekipin e Longos: Bënë aksione për ti dhënë model

Kukësi bëhet i pari ekip që mposht Tiranën në kampionat, por ajo që meriton më tepër vlerësim se tre pikët është mënyra se si verilindorët shfaqen në fushën e lojës. Gëzim Sinemati shprehet në studion e emisionit “Procesi Sportiv“ se në ekipin kuksian ndihet dora e trajnerit Longo, i cili ka ndryshuar konceptin në mënyrën e lojës.

“Klasifikimi te ne nuk tregon vërtetë nivelin e lojës. Ajo që bie në sy për Kukësin është që ka ndryshuar mënyrën e lojës. Kukës më i ëmbël. Nuk i ka individët aq të rëndë sa i ka pasur dikur, por ka lojën më të ëmbël. Bën aksione shumë të bukura. Nuk është 90 minutësh, sepse nuk ka ekip shqiptar që të ketë pjellori aq të madhe që gjatë 90 minutave të bëjë gjëra të dukshme.

Duket dora e trajnerit. Ndryshim shumë i madh në koncept. Më parë kishin topa të gjatë, rrinte mbrapa, tani ndërton aksione shumë të bukura. Ka bërë ca aksione sot që mund t’i shkëpusje dhe ti jepje si modele të mira”, ka thënë Gëzim Sinemati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *