Dalipi: Keqardhje për Vllazninë, por ne kemi objektivin tonë!

Fitorja ndaj Vllaznisë është me shumë vlera për Partizanin, sidomos në një javë të tensionuar mes problemeve në stërvitje dhe sidomos çështjeve të ndryshme, përfshirë edhe pagat e munguara. Megjithatë, trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, në një intervistë të dhënë për RTSH Sport ka sheshuar zërat për probleme dhe është kthyer të flasë për faktin që ishte folur se ndaj ekipit shkodran do të kishte tolerim nga të kuqtë.

“Nuk e di se pse flitet kështu. Më vjen keq për Vllazninë, por ne kemi interesat tona për të mbrojtur. Objektivi ynë ëshë ende në garë dhe na duhej një fitore, pasi kemi  bërë shumë hapa fals në të shkuarën. Na duhej edhe të nderojmë atë fanellë që mbajmë veshur. Djemtë e merituan fitoren sot, me paraqitjen që bënë”, tha trajneri i kuq.

Sakaq, për sa i përket objektivit evropian, Dalipi u shpreh: “Do të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin tonë, kjo është e sigurt. Duhet të marrim të 3 ndeshjet një për një, sipas radhës dhe kemi një ndeshje në fushë asnjëanëse me Flamurtarin”.

Duke iu rikthyer ndeshjes me Vllazninë, trajneri tha: “Ishte fitore me shumë vlera sepse përgatitëm një javë të vështirë në pak ditë dhe lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Edhe në Gjirokastër luajtëm mirë një pjesë loje, teksa në fund lamë pikë. Ndaj Vllaznisë, lojën nuk e nisëm mirë, rrezikuam të pësonim gol në disa momente, por pas golit të Asanit sikur dolëm pak në lojën tonë, pastaj me golin e dytë, gjërat u bënë edhe më të lehta”.

Ndërkohë, tifozët ishin të paktë në stadium, teksa ngjarjet që kanë ndodhur te të kuqtë ndikuan negativisht. “Kam qenë lojtar vetë dhe e i që kur nuk fitohet dhe objektivi duket larg, tensioni është i pranishëm. Të gjithë punojmë bashkë dhenë fund të sezonit ka pak tension., E patë edhe sot që Çani ishte gati të futej në fushë. Pas një zënke të vogël, kur fiton, gjërat kthehen në favor. Europa? Do të luftojmë shumë, sepse e dimë që është tepër e rëndësishme dhe duke qenë se është pjesëmarrja ime, e kam me shumë interes. Do të ishte sezon i mbyllur mirë nëse do të arrinim të shkonim në Europë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *