Dalipi: Kam fituar goxha eksperiencë krah Starovës, ai është baba i futbollit

Trajneri Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur sot për Top-Channel, duke u ndalur te aventura e tij e re si trajner. Dalipi kërkon kohë dhe garanton se ka mjaftueshëm eksperiencë: “Shumë njerëz mendojnë se nuk kam eksperiencën e duhur, por u them që e kam gabim. Kam shumë eksperiencë, kam përvojë ndërkombëtare. Kam krijuar një raport të qartë me senatorët e skuadrës, si Hoxha, Batha, Trashi e ndonjë tjetër. Dua vetëm pak kohë që të kemi mundësi të tregoj se Partizani mund të luajë më shpejt, më përpara dhe më në sulm”.

Përvoja – “Kam eksperiencë 6-vjeçare me Likën, Duron, Julianon, Sormanin, Agostinelin dhe mbi të gjitha me Starovën, sepse punuam së bashku për 3 vite dhe kemi pasur marrëdhënie të mrekullkushme. Starova është baba i futbollit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online