Dalipi: Dominuam, sulmi duhet të bëhet më “i keq”

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka marrë një pikë me vlerë në Shkodër, por mund të ishin edhe tre, nëse Bardhi apo të tjerët do të ishin më të saktë përballë Alen Sherrit. Gjithsesi, Dalipi i kënaqet faktit që skuadra po luan mirë dhe nuk pëson gol.

“Jam i kënaqur nga loja e skuadrës, pasi kishim punuar gjatë kësaj jave. Tentuam dhe në pjesën e parë të shënonim, por na mungoi pasimi i fundit. Duke ditur se është një ndeshje shumë e vështirë, ndaj Vllaznisë që i kishte pikët jetike, besoj se në fund u ndamë në paqe. Erdhëm për fitore dhe e treguam për gjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të një rasti. Kemi dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por duhet të punojmë më mirë, sidomos nga ana psikologjike. Sulmuesit duhet të jenë më “të këqij”, për t’u bërë një skuadër e madhe”.

“Çani? Ka progres në stërvitje. Sot kërkohej ritëm i lartë, ishte ndeshje tjetër. Kisha mëdyshje edhe te ndryshimet e fundit, por doja të shfrytëzoja shtatlartësinë e lojtarëve të mi. Shanset më të mëdha në fund janë në goditjet standarde. Ne nuk dolëm nga strategjia jonë. Nuk jemi të kënaqur. Duhet të përmirësohemi dhe të kthehemi aty ku na takon, të fitojmë edhe me një rezultat më të mirë se 1-0 apo 2-0 ndaj Flamurtarit. I patëm rastet tona por nuk i shfrytëzuam dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *