Dalin zërat për lëvizjen e bujshme të Ronaldos te Barcelona, katalanasit do të ishin të frikshëm me formacionin që përfshin edhe Lewandowski

Barcelona është shumë aktive në merkato këtë verë dhe tashmë klubi katalanas ka sjellë dy përforcime të reja. Katalanasit kanë zyrtarizuar ardhjen e Franck Kessie dhe Andreas Christensen, të cilët do t’i bashkohen përgatitjeve të klubit të ri në ditët në vijim. Gjithsesi, duket qartë se Barcelona nuk ka mbaruar me përforcime dhe se thjesht po “nxehet”.

Objektivi kryesor i kësaj vere është Robert Leëandoëski, i cili vetë pranoi se dëshiron të largohet nga Bayerni dhe të kalojë te Barcelona. Por pak ditë më parë të gjithë u habitën kur u shfaqën informacionet se edhe Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Barcelonë. Agjenti i tij ishte në Barcelonë të hënën dhe sigurisht kjo vetëm sa ka nxitur zërat se Ronaldo do të vijë në këtë klub.

Sot mediat angleze vendosën të bëjnë një skuadër të mundshme për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë në të Ronaldon dhe Leëandoëski. Ky formacion duket vërtet fantastik, por është e vështirë të pritet që të realizohet. Në përbërjen e mundshme të Barcelonës për sezonin e ri janë: Ter Stegen, Dest, Araujo, Christense, Jordi Alba, Busquets, Kessie, Pedri, Ansu Fati, Ronaldo, Leëandoëski. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online