Në Spanjë kanë dalë në dritë disa audio përgjime që si protagonist kanë Sergio Ramosin. Bëhet fjalë për vitin 2019, ku mbrojtësi kërkonte të fitonte Topin e Artë dhe për të përmbushur dëshirën e tij i ka kërkiar ndihmë presidentit të Federatës Spanjolle. “Confidencial” ka zbuluar fjalët e Ramosit, që nga Rubialesi që të përdorte kontaktet e tij në UEFA për të ndërhyrë në fituesin e çmimit më të lakmuar individual.
“Rubi, mirëmbrëma. Uroj të jesh mirë bashkë me familjen tënde. Ti e di që unë asnjëherë nuk të kam kërkuar asgjë, por arsyeja pse dua ta bëj sot është sepse besoj se është një vit i veçantë për rendimentin që kam dhënë. Do më pëlqente që të më ndihmoje me çfarë të mundje dhe të hapje disa çelësa brenda UEFA-s dhe me kontaktet e tua për temën e Topit të Artë. Do ta dija për faleminderit gjithë jetën, jo vetëm për veten time, por edhe sepse besoj se futbolli spanjoll e meriton së tepërmi”, ishte kërkesa e Sergio Ramosit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/