“Dalin me humbje dhe duhet të paguajnë edhe taksa”, Dede i kundërvihet Qeverisë: Bëjnë sikur u japin lëmoshë

Ende nu ka “tym të bardhë” nga takimet mes Ministrisë së Financave dhe Ligës Profesioniste. Qeveria nuk ka përmbushur 4 kërkesat e klubeve shqiptare dhe këto të fundit nuk tërhiqen nga bojkoti deri në momentin që propozimet e tyre të bëhen realitet si dhe sporti në Shqipëri të marrë frymë lirisht.

Pjesë e emisionit “Pressing” në “ABC News”, ish-futbollisti i Tiranës, Nevil Dede, ka dalë në mbrojtje të krerëve të klubeve të futbollit. Dede thekson se këtë njerëz kanë sakrifikuar shumë për të mbajtur gjallë sportin më të dashur për shqiptarët, teksa kanë 30 vite që dalin me humbje në këtë sector. E në përfundim as një faleminderit nuk kanë marrë në shkëmbim.

“Kurrë nuk u kanë thënë faleminderit që e kanë mbajtur futbollin. Dalin me humbje dhe duhet të paguajnë edhe taksa. Kanë 30 vite që dalin me humbje. Bëjnë edhe sikur u japin lëmoshë. Vetë këta presidentë po kërkojnë formalizimin. Futbolli rrëmujë? Kush e ka fajin nëse në një shtëpi bëhet rrëmujë.

Fideli po bën diçka të mirë, por nuk i bëjmë dot fresk qeverisë dhe politikës. Kemi personalitetin tonë, i kemi dhënë futbollit. Nuk mund t’i bëjmë servilin askujt, jemi pjesë e komunitetit të futbollit. Nëse ekziston dëshira, pse zgjatet kaq shumë? I bie të jetë kapricio…”, është shprehur Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *