Me tre pikë në xhep pas ndeshjes së parë dhe pa pasur detyrimin të fitojë ndaj një rivali që niset favorit bëjnë që Kroacia mos të ndjejë presion para ndeshjes së sotme kundër Argjentinës.
Kështu e mendon trajneri kroat Zllatko Daliç, i cili e konsideron një ndeshje të thjeshtë për Kroacinë.
“Kjo do të jetë ndeshja më e lehtë për ne, sepse nuk kemi asgjë për të humbur. Do të jetë një ndeshje e madhe, sepse tashmë i kemi tre pikë dhe do të luajmë me më pak presion mbi vete. Gjithsesi, do luajmë për fitore në dy ndehsjet e radhës, sepse nëse luajmë për barazim, nuk do të kualifikohemi”.
Përballë është Lionel Mesi, por Daliç kërkon të flitet për Argjentinën: “Për të ndalur Mesin duhet të punojë e gjithë skuadra, por Argjentina nuk është vetëm Mesi, sepse ka lojtarë shumë të mirë. Do duhet të luajmë në bllok, si ndaj Nigerisë”.