Mirlind Daku ka lënë një përshtypje mjaft pozitive në kampionatin rus, të cilin e përfundoi me 10 gola të shënuar dhe 4 asiste. Me këto shifra, transferimi në një ekip më të madh këtë verë duket i pashmangshëm.
Në një prononcim për “RB Sport” Igor Korneev-i ka thënë se nëse Daku i dëshmon vlerat e tij edhe në Kampionatin europian me Shqipërinë, atëherë do të shitej për të paktën 7-8 milionë euro nga Rubin Kazani.
“Daku është një bingo e vërtetë për Rubinin. Nëse ai e dëshmon veten në Europian, do të shitet për të paktën 7-8 milionë euro. Kjo do të ishte një marrëveshje e shkëlqyer për Rubinin”, ka thënë Igor Korneev-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/