“Daku do të jetë një aset për Spartakun”, ish-lojtari i klubit rus duartroket transferimin e Mirlindit

Mirlind Daku do të jetë lojtari më i ri i Spartakut të Moskës. Ish-lojtari i klubit kryeqytetas, Andrei Jeshçenko, e ka duartrokitur transferimin e sulmuesit shqiptar. Ai ka deklaruar se Daku do të jetë një aset për Spartakun e Moskës.

“Daku është një lojtar i shkëlqyer që është përshtatur në ligën ruse. Ai tregoi një nivel të lartë te Rubin. Mendoj se ai do të jetë menjëherë një aset për Spartakun. Ky është një transferim shumë i dobishëm. Mendoj se Spartakut gjithashtu i duhet të shtojë një mbrojtës të krahut në këtë afat kalimtar për të kompletuar skuadrën”, ka deklaruar Andrei Jeshçenko./Sport Ekspres/