Duke folur pas ndeshjes për “Supersport”, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shpreh kështu në përfundim të ndeshjes…
Çfarë ndodh me Skënderbeun, pse fillon e luan mirë pasi pëson gol?
Kemi qenë më sulmues, nuk kemi reaguar pas pësimit të golit. Ne e administruam ndeshjen dhe territorin, duhet të ishim më agresiv në sulm, por ishte një ndeshje e barabartë. Ne kishim situatat tona, pësuam gol me një goditje standarde, pastaj pësuam në momentin më të mirë tonin. Nuk duhet të bënim këtë paraqitje duke u goditur nga episodet. Kishim ardhur për të marrë rezultat pozitiv, por pjesë e futbollit janë edhe gabimet. Jemi goditur në momentet tona më të mira.
Meritonte të merrte Skënderbeu më shumë?
Keni të drejtë, pasi kundërshtari nuk na kërcënoi në aksione dinamike, prandaj them se kjo ndeshje mund të shkonte drejt barazimit. Takim i fituar me episode, pasi ne nuk u ndëshkuam nga aksione të kundërshtarit. Nuk mund ta kishim fituar mbase, por nuk do ta kishim humbur.
A rrezikojmë në mbajtjen e topit dhe nuk luajmë kurrë me topa të gjatë?
Dua të them që në momentet që kemi mundësi të luajmë me topin e gjatë duhet ta shfrytëzojmë për të fituar territor. Ka disa aksione brenda ndeshjes, nga mbrojtja dhe në krahun e majtë mund të kishim luajtur me pasin përpara. Kemi kthyer disa herë topin mbrapa jo në momentin e duhur. Nëse përballesh në ekipe në Europë duhet ta kesh ti më shumë topin në zotërim. Nëse bëhet një gabim në kaq ndeshje është i pranueshëm edhe ky gabim.
Pse Soue nuk po futet në thellësi të zonës kundërshtare?
Nesë atë vendosje me 4-3-3, natyrshëm që pjesa më e madhe lojës është në krahun diagonal për t’i dhënë mundësi Soues të futet thellë në zonën kundërshtare. Ne po vuajmë, që hodhëm në lojë Gavazjn pas dëmtimit, mungesën e lojtarëve anësor. Gavazaj nuk mund të jepte më shumë, pasi ishte kthyer nga dëmtimi. Kemi spostuar Xhejmsin në krah për shkak të mungesës së lojtarëve të krahut. Sahiti dhe Gavazj vinin nga periudha dëmtimi. Shkurt ishim të detyruar të luanim kështu8 dhe humbim në thellësinë e sulmit.
A u mirëpritët ashtu si prisnit në Beograd?
Problemi është që në startin e ndeshjes, kur vjen për të luajtur futboll dhe shikon kaq shumë polici, nuk është ambient shumë shumë i pranueshëm për futbollin. Në një ndeshje nuk kanë pse të jenë kaq shumë forca policore. Meqë gjithçka shkoi mirë nuk patëm shumë probleme, po themi se ishte mirë.