Trajneri Ilir Daja e pranon se skuadra e tij pas fitimit të titullit kampion e ka ulur ritmin. Po ashtu për “Supersport” numri 1 i skuadrës korçare nuk i fajëson lojtarët që ishin në fushë për këtë humbje.
“Nuk ishte qëllimi kryesor, edhe pse Skënderbeu në çdo ndeshje futet për të fituar. Pas fitimit të titullit dhe festës që ka nisur, nuk prinim të humbnim. Pësuam një gol në goditje standarde në pjesën e parë. Më pas sulmuesi kundërshtar u tregua shumë i shpejtë dhe na ndëshkoi për herën e dytë. Sot kishim si synim që të shohim se kush nga lojtarët që kanë pasur më pak minuta mund t’i afrohet sa më pak grupit”.
“E kam deklaruar se në këto ndeshje do i jam mundësi atyre lojtarëve që kanë pasur shumë pak montazh pas mbi 50 ndeshjesh që kemi zhvilluar në të gjitha kompeticionet”.
“Nuk është një ndeshje për t’i kaluar përgjegjësinë lojtarëve të mi. Nuk jam nga ato trajnerë që shfrytëzoj momentin. Jo se këto lojtarë nuk kanë cilësi, pasi përderisa janë pjesë e Skënderbeut kanë bërë mirë aty ku kanë qenë. Na takon ne që të punojmë më shumë, që këto cilësi që kanë t’i kenë në funksion të grupit. Më pas ju takon atyre që të tregojnë veten”.