Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka bërë sërish histori, sepse ka çuar kupën e parë në Korçë, trofeu i parë edhe për të personalisht. Tani Daja feston, me të drejtë, sepse është sezon jashtë normales, por ndërkohë sheh edhe nga e ardhmja dhe kërkon të vijojë projektin në Korçë.
“Jam shumë i kënaqur që e mbyllëm sezonin me tripletë, pasi kalimi i katër tureve eliminatoreve ishte trofeu ynë i parë. Nuk ishte ai objektivi kryesor. Trofeu i dytë ishte dominimi në kampionat. Trofeu i fundit ishte qershia mbi tortë, pasi erdhi për herë të parë. E meritojnë të gjithë, duke nisur që nga kapiteni Orges Shehi, të cilit do i kërkoj që të vazhdojë dhe në Europë, Ja dedikoj Korçës dhe të gjithëve atyre që na kanë përkrahur në Europë. Më vjen mirë që i gjithë përkushtimi ynë u shpërblye me trofe.
“Shpirti i skuadrës ekziston në maksimum dhe favorizon çdo trajner ku uniteti është gjëja kryesore. Kemi fituar të gjithë si ato në stol dhe ato në fushë e tribunë. Sot kurorëzohemi me Kupë, por rrugëtimi është i gjatë.
“Kur realizohet një objektiv kërkohet një tjetër dhe kështu do të vazhdoj me të njëjtën mendësi derisa të jem në trajning, për të luftuar shumë, jo vetëm për marrjen e trofeve, pasi kolegët e mi nuk punojnë si në kushtet e mia në Korçë. I përshëndes të gjithë kolegët që kanë arritur objektivët. Ata që nuk i kanë arritur duhet të mbledhin forcat që të bëjnë para. E ngacmova në fillim të ndeshjes që Kupën do e merrnim ne. Edhe Laçi ka bërë rrugëtim të mirë dhe ka merita, por trofeun e ngre vetëm 1 skuadër.
“Do të thosha kudo ku ka fusha futbolli. E kam lidhur jetën me këtë profesion dhe them se di ta bëj mirë. Pak rëndësi ka nëse do vazhdoj brenda apo jashtë Shqipërisë.
“Politika e klubit është të promovojë lojtarë, por duke ruajtur ekuilibrin, pasi është e vështirë për të plotësuar skuadrën kur largohen në masë. Largimet do të jenë të studiuara. Është kënaqësi kur lojtarët tanë kërkohen nga skuadra më të forta në Europë. Kemi strategji të menduar mirë edhe për vazhdimësinë.
“Nuk ka qenë një vendim i imi personal. Ka qenë politikë e të gjithëve për t’i dhënë minutash dhe për të parë se kush do jenë lojtarët që mund të jenë afër formacionit. E dinim se do të kishte ndikimin e saj. Me eksperiencën që kanë lojtarët tanë dhe me ditët e pakta që kanë pasur pushim, nëse do ishin në ritmin e garës, do të kishin një marsh më shumë. Ndoshta ishte nevoja për t’u çlodhur dhe lojtarët titullarë.
“Të them të drejtën, ka qenë në Europë rrugëtimi më i bukur, pasi edhe në kampionat rrugën. Te Skënderbeu nuk ke bërë gjë të madhe në se fiton titullin, por nëse fiton Kupën dhe kalon ture atëherë po. Pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit vjen ndeshja kur dolëm kampion.
“Skuadra e katërt që do nxirrja kampion? Uroj të dalim kampion, pastaj flasim për skuadrën. Uroj që me skuadrën që kemi të bëjmë gjëra dhe më të mëdha. Nëse nuk beson në ëndrra, nuk ke se si i bën realitet”.