Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, ka folur për “Gol pas Goli”, Supersport, duke u ndalur te barazimi të cilin ai e quan “të drejtë”, për atë që u pa në fushë. Sigurisht, ai shton se “mund të bënim më shumë, por këmbët ende nuk xhirojnë ashtu si duhet dhe duhet të gjejmë zgjidhjet, sidomos në fazën ndërtuese. Megjithatë, duhet kohë për të punuar, sepse vetëm kështu mund të zgjidhim këto gjëra”.
“Ishim jashtë kohe. Nuk e vumë kundërshtarin nën presion dhe të kalonim në pressing dhe në dalje të shpejta. Edhe sulmi duhet të spostohej më shpejt, sidomos në pasimin diagonal. Ndoshta, mund të bënim më shumë”
“Alla? Nuk flas për ata që nuk janë pjesë. Kale është futbollist efikas. Torrasa është bashkuar shumë vonë dhe nuk ka kondicionin të shprehë potencialin. Por, me kalimin e minutave u përmirësua. Nëse Kale do të bëhet pjesë e Flamurtarit, pas vendimit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, është vlerë e shtuar. Ajo që më shqetëson është se lojtarët me eksperiencë të kishin personalitet për të ndihmuar më të rinjtë.
“Na duhen edhe të tjerë, por nëse nuk vijnë, do të përmirësojmë punën me këta që kemi”