“Daja nuk e ka marrë si duhet”, Plaku i kthehet së shkuarës: E respektova më shumë se çdo trajner

Sebino Plaku ka folur para pak minutash për “Fan Zone”, atje ku ka treguar edhe faktin se po mendon që të kthehet në Superiore. Shanset janë të mëdha që një gjë e tillë të ndodhë në merkaton e radhës, ndërsa duhet të pritet për ofertat që mund të vijnë nga klubet shqiptare për një lojtar me cilësi të mëdha. Gjithashtu Plaku ka komentuar edhe grindjen me Ilir Dajën, e ndodhur përpara disa vitesh.

“Unë mund të kthehem në Shqipëri dhe e mendova një gjë të tillë që në janar. Por vazhdova sërish këtu në Kosovë dhe doja të tregoja më tepër nga vetja ime. Edhe këtu do të ketë një rritje sidomos në pjesën e infrastrukturës. Jam duke e menduar çdo ditë e më tepër që të kthehem në Shqipëri, por tani ndodhi kjo e të gjitha kampionatet janë të bllokuara, le të presim.

Grindja me Dajën? Më kalon gjithmonë në kokë. Nuk doja të kisha probleme me të dhe mund të them se e kam respektuar më tepër se të gjithë trajnerët e tjerë në karrierën time. Por më vjen keq që nuk e mori si duhet respektin tim. Vetëm kështu mund ta përkufizoj, më vjen keq që shkoi në mënyrë të tillë”, ka thënë Plaku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online