Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e pranon se kundër Jang Bojs mund të merrej edhe fitorja, por nga ana tjtër nuk e fsheh se mundësitë për shumë ndryshime gjatë ndeshjes ishin të limituara nga dëmtimet. Edhe dëmtimi i Gabvazajë është një hall më vete.
“Jam i kënaqur nga skuadra, duke parë edhe situatat. Ishim pa dy futbollistë titullarë, humbëm edhe një titullar shumë shpejt për dëmtim dhe Jashanica vjen nga një dëmtim dhe nuk është në formë perfekte, ndja kishim vetëm dy zëvendësime dhe ishte shumë e vështirë. Kemi pasur përballë një rival shumë të fortë, kemi krijuar situatat tona, ka pasur edhe një situatë ku mund të kishte penallti, ndaj jam i kënaqur, kemi performuar shumë mirë këtë javë, me dy ndeshje tepër të forta në pak ditë.
“Gavazaj? Është bërë pjesë e formacionit bazë, shpresoj të mos ketë ndonjë dëmtim të rëndë, sepse do të na mungonte shumë. Me sa pashë, më duket një dëmtim serioz, do të zgjatë pak.
“Aliti e Sahiti janë në procesin e ambientimit, po ecin mirë. Sahiti ka potencial dhe do të bëhet edhe më i rrezikshëm.
“Menaxhimi i avantazhit? Duhej të ishim treguar pak më pragmatistë dhe me pak kujdes mund të kishim marrë edhe pikët e plota. Edhe nga Nimaga kërkova që të mos avanconte aq shumë në sulm, por edhe kundërshtari ishte mjaft i rrezikshëm kur afrohej me zonën. Natyrisht, si skuadra, edhe unë, jemi duke fituar eksperiencë në këto kompeticionet.
“Futja e Nimagës? Erdhi për shkak se dëshironim të rritnim forcën në lojën ajrore, duke parë sa po avanconin lojtarët kundërshtarë. Më pas edhe Muzaka kishte probleme fizike, ndërsa më parë kishim ndërruar për dëmtim Gavazajn, ndaj mundësitë për të bërë ndryshimet e duhura nuk ishin të mëdha”.