Gazetari i “Klan Kosova“, Jon Ajeti, ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ për aventurën e re të Ilir Dajës në krye të Ballkanit. Ajeti është shprehur se ka ardhur koha që një trajner nga Shqipëria të lu.ftojë për titullin kampion dhe AND-ja fituese e Dajës së bashku me investimet e mëdha të klubit nga Suhareka e mundësojnë diçka të tillë.
“Futbolli në Kosovë është bërë shumë atraktiv dhe po vijnë edhe vëllezërit tanë nga përtej kufirit. Daja ka marrë një skuadër që ka shumë ambicie. Ka ardhur koha që edhe një trajner nga Shqipëria të jetë në lu.ftën për titull kampion. Kanë ardhur edhe trajnerë të tjerë nga Shqipëria, por nuk janë përshtatur me kampionatin në Kosovë, që është ndryshe nga ai shqiptar. Ka pasur disa transferime që kanë ardhur nga kmapionati shqiptar. Kjo fazë ende nuk ka përfunduar. Aty ku kanë caluar do të plotësohen me futbollistë.
Kritikohen më shumë trajnerët nga Shqipëria? Në relacion me Ilir Dajën ende jo, sepse nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare. Te kjo pjesa e kritikëve jemi më të durueshëm. Të presim të shohim punën dhe eksperiencën e trajnerit Daja. Ballkani po kërkon Europën, por pse jo të synojë edhe titullin. Është një nga skuadrat që vitet e fundit kanë investuar më shumë në Kosovë dhe me AND-në e Ilir Dajës edhe mund të ndodhi“, ka thënë Jon Ajeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/