Daja i përgjigjet Likës: Fair-play? Harroi që jemi në Shqipëri

Nuk ishte Skënderbe perfekt në pjesën e dytë, por Ilir Daja shijon fitoren e radhës, duke mos e mohuar se rënia në pjesën e dytë e shqetëson. Pas ndeshjes u fol shumë për penalltinë fituar nga Soue, me Hasan Likën që kërkoi me shumë Fair-play nga sulmuesi, për të pranuar që nuk ishte penallti, por Daja e mendon ndryshe: “Në pjesën e parë ishim mirë, në të dytën prishëm gjithçka, luajtëm dobët. Ndërrimet që bëmë rezultuan jo pozitive, por nuk mund të fajësoj vetëm një lojtar. Ne nuk kemi nevojë për penallti. Nuk ka nevojë të diskutoj, sepse edhe kur nuk na jepet penallti nuk diskutoj dhe as ndaj këtij rasti nuk dua ta bëj. Lika ka ngatërruar vendin ku jetojmë, sepse në Shqipëri “fair play” është fjale paksa e ekzagjeruar. Lika mendon që lojtari duhet të mos e pranonte penalltinë, por kjo nuk ndodh në futbollin tonë”.

Shehi është dëmtuar: “Do të presim nesër testin dhe të shohim shkallën e dëmtimi të tij. Mendoj se nuk është ndonjë dëmtim i rëndë. Na duhet Shehi, qoftë për kapitenin që ai është, qoftë për cilësitë e tij. Do luftojmë që ia të qëndrojë sa më gjatë, sepse nuk e kemi të lehtë ta zëvendësojmë, në aspektin sportiv dhe atë si lider në fushë”.

Sërish pa rotacion: “Në aspektin sportiv ne paragjykohemi. Në çdo ndeshje ka një rezultat të paracaktuar për ne. Edhe nëse do të kisha mundësi të bëja rotacion shtypi sot do jepte arsyet se pse e bëra. Situata ku ne jemi na vë në presion. Rotacioni do vijë, por më mbrapa, pasi ata duhet ta tregojnë veten dhe ta meritojnë fanellën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *