Daja: Emocionet mënjanë, mendojmë vetëm për fitore

Mici-Aliti është dilema e vetme e trajnerit të Skënderbeut për formacionin. Osmani e nis nga stoli, ndërsa skema është 4-3-3

Leonard Trebicka

Skënderbeu do të kërkojë me ngulm fitoren e parë në grup në stadiumin Elbasan Arena, ku nesër pret Partizanin e Beogradit. Në ndeshjet me Dinamon e Kievit në transfertë dhe Jang Bojs në shtëpi, korçarët kanë marrë vetëm një pikë, por kanë shanse për vendin e dytë. Nëse fitojnë me serbët, shanset për këtë vend bëhen vërtet reale.

DAJA Trajneri Ilir Daja edhe dje ka përsëritur apelin e tij për të menduar vetëm për fushën e blertë. Ai beson se të tijtë kanë përvojën e duhur ta kërkojnë suksesin me logjikë në fushë, duke lënë mënjanë emocionet: Do të hyjmë në fushë vetëm për fitore dhe mendoj se i kemi shanset ta bëjmë realitet këtë objektiv. Ne po mendojmë vetëm për të bërë lojën tonë në këtë ndeshje, përtej emocioneve patriotike. Patjetër që duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shfrytëzojmë rastet tona me logjikë. Fitorja do të na bënte shumë punë, do të na shtonte ndjeshëm mundësitë për vendin e dytë, duke qenë se Jang Bojs luan me Dinamon e Kievit. Kemi mungesa, por edhe rikthime. Jemi të vendosur për të bërë më të mirën. Shpresoj të kemi fat në Elbasan, ashtu si deri tani. Me mbështetjen e tifozëve mund të marrim fitoren e parë në grup, -tha dje trajneri Daja.

FORMACIONI – Pas seancës së djeshme është formacioni i Skënderbeut, edhe pse deri të enjten mund të ketë ndonjë lëvizje. Gavazaj, Nimaga dhe Nespor nuk do të jenë as në stol. Lajme të mira na fakt ka për Gavazajn, i cili dje ka zhvilluar seancën e parë me grupin, por sigurisht me pak ngarkesë, pasi gradualisht duhet të rifitojë formën optimale. Nespor nuk është kthyer ende nga Gjermania, ku shkoi për terapi, por po vonohet. Tefik Osmani ka vijuar normalisht stërvitjen, por nuk mendohet se do të rrezikohet për takimin e nesërm dhe do ta nisë nga stoli, ashtu si Sahiti. Nimaga është mungesa e tretë dhe mund të kthehet në kampionat ndaj Teutës. Skema e lojës nuk ndryshon. Do të jetë 4-3-3 dhe nis me kapitenin Orges Shehi në portë. Më pas vijnë Vangjeli në të djathtë, Radas dhe Jashanica në qendër,kurse për krahun e majtë ka balotazh mes Micit dhe Alitit. I pari duhet më shumë për fazën sulmuese, kurse i dyti për atë mbrojtëse, kështu që trajneri Daja duhet të vendosë para ndeshjes. Në mesfushës do të luajnë Taku, Dita si shkatërrues dhe Lilaj organizator. Në sulm do të jenë Muzaka dhe Xhejms nga krahët dhe Soue në majë. Këta duken lojtarët më në formë për momentin te Skënderbeu.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut
Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Taku, Dita, Lilaj – Muzaka, Soue, Xhejms

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online