Daja e thotë sërish: Nuk jemi më Skënderbeu historik, tani kujdes dhe me ekipe inferiore

Ilir Daja e nisi kampionatin shqiptar në këtë sezon në mënyrën më të mirë, duke fituar ndaj Flamurtarit në shtëpi dhe Laçit në transfertë. Por më pas do të vinin dy humbje, përkatësisht ajo ndaj Bylisit dhe së fundmi me Tiranën.

Kjo e ka shtyrë trajnerin Ilir Daja që të përsëris frazën e thënë edhe pas ndeshjes me Tiranën, se tifozët duhet të harrojnë atë Skënderbe historik. Kjo pasi skuadra aktuale nuk mund të përsëris dot të njëjtin sukses.

Mes të tjerash, Daja është shprehur për “RTSH Sport” se tani duhet të ketë kujdes edhe nga ekipe inferiore: “Tani dihet që Skënderbeu nuk është më ai i historisë së lavdishme të futbollit shqiptar dhe i Europës. Ai është cikël i mbyllur dhe nuk duhet të gjykohemi në këtë mënyrë, por si një ekip që është ndërtuar nga e para.

Tani ne kemi një ndeshje me Devollin, pastaj është ajo në kampionat. Ky Skënderbe i ri duhet të ketë kujdes edhe ndaj ekipeve inferior në një ndeshje Kupe”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online